Lajme Maqedoni e Veriut

Inspektorati Shtetëror Devizor prej tani do të përdorë vulën me dygjuhësi dhe me emrin kushtetues të shtetit

Drejtori i ri i Inspektoratit Shtetëror Devizor nga radhët e VLEN-it, z. Afrim Qoku, u ballafaqua me një sërë problemesh të cilat janë akumuluar ndër vite në institucionin në fjalë, duke filluar nga procesi i punës e deri te procedurat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës dhe të këtij institucioni!
Njëra ndër parregullsitë ishte edhe ajo që, në këtë institucion, tani me vite dokumentet vuloseshin me vulë vetëm në gjuhën maqedonase, dhe për të mos përfunduar me kaq, vula ishte me emrin e vjetër të shtetit, dhe jo emrin e ri kushtetues!

Andaj ndër ndryshimet e para në këtë institucion, përskaj gatishmërisë jo të mjaftueshme të Ministrisë së Financave, është edhe fillimi i përdorimit të vulës me dygjuhësi dhe poashtu me emrin e ri kushtetues, gjegjësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut!

Njëherit, z. Qoku zotohet se do të jep maksimumin e tij për ringritjen e këtij institucioni konform rëndësisë dhe kompetencave që ka, do të përmirësojë funksionimin e tij, do të rrisë kualitetin e kontrolleve inspektuese dhe do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera për arritjen e këtij qëllimi!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *