Ibrahimi: VLEN nuk do të garoj në zgjedhjet e vitit 2028 nëse nuk mbyllet tema e autostradës Bllacë-Shkup
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në intervistën e tij për Click Plus u përgjigj VLEN në zgjedhjet e vitit 2028 nuk do të dal të garoj poqese nuk mbyllet tema e autostradës Bllacë-Shkup.
“ VLEN-i nuk del në zgjedhje të garoj pa qenë e mbyllur ajo pikë. Bllacë-Shkup, nuk do të jetë temë e diskutuar e vitit 2028. Unë jam i bindur shumë se kjo do të mbyllet shumë më herët. Por në zgjedhjet e 2028 nuk do të dalim të garojmë poqese nuk do të mbyllet ajo temë ” ,deklaroi midis tjerash Ibrahimi.