Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Taravarit iu ofrua të jetë liderë i VLEN-it, po ai zgjodhi ti shërbejë Ali Ahmetit

Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për ofertën që iu është bërë Arben Taravarit gjatë iftarit të përbashkët me Albin Kurtin në Prishtinë.
Sipas tij, Taravarit iu është ofruar mundësia që të jetë lider i VLEN-it.
Për Ibrahimin, pas atyre momenteve dhe distancimit prej VLEN-it të Taravarit gjithçka është e pritshme, duke mos përjashtuar edhe listat e tyre të përbashkëta me BDI-në.
“ Ka pasur edhe një ofertë tjetër që po e shpalos së pari herë për emisionin e juaj kur në iftarin që e kemi pasur me zotin Kurti në Prishtinë ai i ka thënë në mënyrë eksplicite dhe të drejtpërdrejtë a dëshiron ti të bëhesh lideri i VLEN-it dhe unë të flas me Izetin e me Bilallin e me Zekën që ta zgjidhim këtë punë. Sa komuna i do ti që unë ti bind këta që ti të i marrësh ato komuna? Por, ai nuk ka pasur përgjigje në këtë rast. Si duket ai është futur thellë në bashkëpunimin me Ali Ahmetin dhe më nuk ka diçka që mund ta shpëtojë. Andaj, pas asaj cfarë e ka bërë duke u distancuar nga VLEN-i gjithçka është e pritshme dhe nuk do të isha i befasuar edhe po të shkonte me lista të përbashkëta me BDI-në ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *