Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Shumica shqiptare në Parlament do të zgjerohet

Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për idenë e legjitimitetit e cila është plasuar këtyre ditëve në opinion.
Sipas Ibrahimit, nuk humb aspak legjitimiteti i VLEN-it, pse Taravari ka dal nga koalicioni dhe Qeveria.
Ibrahimi ndan informacionin me publikun se shumica shqiptare në Parlament do të zgjerohet.
“ Kurse për informacion të opinionit unë jam i bindur se ky numër jo që do të bjerë por do të rritet akoma më shumë. Dhe nuk do të lëkundet aspak edhe si i tillë. Ajo që më duhet të theksojë është se fundja qeveria është stabile dhe VLEN-i vazhdon të jetë përfaqësues i shqiptarëve në këtë qeveri dhe jo përfaqësues i partive të caktuara. Ne jemi aty që ti përfaqësojmë shqiptarët dhe në këtë rast 25 % i pushtetit në çdo nivel i takon VLEN-it. Qoftë në pushtetin legjislativ ose pushtetin ekzekutiv VLEN-i është aty për t`i përfaqësuar shqiptarët dhe kjo nuk e lëkund as nuk e ulë përfaqësimin e shqiptarëve. Andaj mendoj se përpjekja që ata e kanë bërë që duke e marr zotin Taravari në prehrin e tyre të përpiqen të shkaktojnë zgjedhje të parakohshme tashmë ka dështuar dhe ne pasi ti fitojmë zgjedhjet lokale do të mund të përballemi me ta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të janë në vitin 2028”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *