Ibrahimi: Ne si shtet do të vazhdojmë t`i japim mbështetje Ukrainës
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa në një intervistë për Lideri.mk foli për vizitën e planifikuar të ministrit për çështje evropiane, Orhan Murtezani në Ukrainë ku parashihet që t`i japim mbështetje Ukrainës në këto momente vendimtare.
“ Përveç që do të jap mbështetje për luftën e drejt që po e bënë Ukraina e cila po e përjeton një agresion nga Rusia. Arsyeja është që të jap edhe një ndihmesë në proceset që po zhvillohen në Ukrainë e që kanë të bëjnë veçmas me integrimin evropian. Ne si shtet mund të shërbejmë si shembull i mirë për Ukrainën përkundër asaj që kemi bllokadat gjatë rrugës tonë në integrimin Evropian ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.