Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Kjo është pamja që i vret kundërshtarët e VLEN-it

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka publikuar një fotografi nga mbledhja e përbashkët e qeverive të RMV-së dhe Kosovës, duke shtuar se kjo është “pamjaqë i vret kundërshtarët e VLEN-it dhe armiqtë e shqiptarëve”.
“Kjo është pamja që i vret kundërshtarët e VLEN-it dhe armiqtë e shqiptarëve.
Kjo është pamja që nuk mbulohet me akuza të paqëndrueshme për tema si zyrtarizimi i gjuhës shqipe.
Kjo pamje është e rrezikshme për sytë e atyre që refuzonin ta vizitojnë Prishtinën që mos ta hidhërojnë Vuçiqin.
Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira.
Nuk i VLEN të merreni me kundërargumente duke e pasur këtë fotografi”, ka shkruar Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *