Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi i përgjigjet Osmanit: Ju ikët nga gara shqiptare, ndaj s’keni legjitimitet shqiptar

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i është përgjigjur ministrit në ikje të BDI-së, Bujar Osmanit, lidhur me akuzat e tij se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët në ekzekutivin e radhës. Ibrahimi në një postim në rrjetin social facebook, ka thënë se gara e VLEN-it dhe ajo e Frontit… kanë dallime esenciale, pasi që të parët kanë garuar në kampin shqiptar, kurse të dytët, kanë bërë një koalicion shumetnik dhe si të tillë, nuk mund të thirren në legjitimitet shqiptar. Në vazhdim, postimi i plotë i Ibrahimit.
“Legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve e japin shqiptarët e jo komunitetet joshumicë. Komunitetet joshumicë e përfaqësojnë veten e tyre.
Prandaj, shkoni në opozitë dhe mësohuni se nuk mund të thirreni në marrëveshjet që vetë i keni shkelur dhe nuk mund të thirreni në legjitimitetin e shqiptarëve kur keni ikur nga gara shqiptare”, ka shkruar Ibrahimi. (alfax.mk)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *