Lajme Maqedoni e Veriut Shqipëri Top

Ibrahimi: Hapja e bisedimeve me BE-në për Shqipërinë, një hap pozitiv për gjithë rajonin

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka përshëndetur hapjen zyrtare të negociatave për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. “Përkundër thashethemnajës tendencioze, zgjerimi i BE-së vazhdon dhe rajoni ynë mbetet nën këtë ombrellë të demokracisë dhe vlerave të përgjithshme që i promovon BE-ja,” tha Ibrahimi.

Ai gjithashtu shprehu besimin se ky është drejtimi i duhur edhe për Maqedoninë e Veriut. “Integrimi në BE është rruga e vetme edhe për Maqedoninë e Veriut dhe shpresojmë që së shpejti ta ndajmë këtë lajm të gëzueshëm me qytetarët tanë,” theksoi Ibrahimi, duke uruar Shqipërinë për këtë hap historik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *