Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Gjenocidi i Srebrenicës nuk është një rastësi, por një rruazë në vargun e veprave gjenocidale të projektuara nga Serbia

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se me ftesë të komunitetit boshnjakë ka marrë pjesë në shënimin e gjenocidit të Srebrenicës, që është organizuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

“Me këtë rast, si mysafir, theksova se gjenocidi i Srebrenicës nuk është një aksident e rastësi, por një rruazë në vargun e veprave gjenocidale të projektuara nga Serbia në shekullin e fundit.

“Edhe shqiptarët i kanë Srebrenicat e tyre, si në Mejë, në Reçak, në Prekaz e në Krushë të Madhe”, theksova me këtë rast, për të përfunduar se “Mohimi i gjenocidit është po ashtu gjenocid”, ka deklaruar Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *