Ibrahimi: BDI-ja të shkojë në opozitë, të mendojë e të reflektojë
I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë sepse legjitimitetin e votës shqiptare e ka VLEN-i.
“BDI le të shkojë në opozitë, le t’i mbledhin mendtë e të mos vajtojnë. Ne jemi të mandatur që shqiptarët të përfaqësohen nga ne në qeveri. Pse, kush i përfaqëson shqiptarët? Ismaili Jaoski i BDI-së, apo ajo vajza në Front nga Shuto Orizarja?”, tha Ibrahimi.
Ai tha se Hristijan Mickoski e ka pranuar VLEN-in në qeveri si përfaqësues të votës shqiptare.
“VMRO-DPMNE ka respektuar verdiktin e votës shqiptare. Ata e dinë se vetëm ne e kemi të drejtën të flasim dhe të mbrojmë votën shqiptare. Z.Ahmeti le të shkojë në opozitë dhe le të reflektojë e të mendojë se si do të garojë në zgjedhjet e tjera”, deklaroi Ibrahimi.