Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Aktivisti në rrugë e nipi në Soravia, nuk shkon!

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka kritikuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, duke thënë se ata për 22 vite sa kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë asgjë për normëzimin e legjitimitetit të përfaqësimit të shqiptarëve dhe tani kur duhet të shkojnë në opzozit ju kujtohet legjitimiteti.
“Aktivisti në rrugë e nipi në Soravia, nuk shkon!
22 vjet në pushtet, duke u marrë me korrupsion, me Soravia e me kazino, nuk kanë bërë asgjë për normëzimin e legjitimitetit të përfaqësimit të shqiptarëve dhe tash, kur duhet të shkojnë në opozitë, u kujtohet legjitimiteti.
Hajde ikni!”, ka shkruar Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *