Lajme Shqipëri

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shtetin shqiptar për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti tha se “i gëzohet fort arritjes” ndërsa shtoi se Shqipërisë i dëshiron “rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.”

Postimi i plotë:

Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *