Haga kërkon fletarrest për Netanjahun, akuza për krime kundër njerëzimit
Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon urdhër-arrest për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza, raporton CNN.
ICC po kërkon gjithashtu urdhër për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit – Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem dhe i njohur më mirë si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, udhëheqësi politik i Hamasit. .