Lajme Maqedoni e Veriut

Gati për Kryetar Kuvendi – Afrim Gashi dha dorëheqje nga kryetar i Alternativës

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror të Alternativës, të mbajtur të enjten (më 23 maj 2024), mes tjerash, u diskutua edhe kandidatura e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë.

“Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *