Gashi takon kreun e Revizionit të Republikës Çeke
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka pritur në takim kryetarin e Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës Çeke, Miroslav Kala dhe drejtorin e Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski.
Në takim është folur për mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy Enteve dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, Gashi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm mes revizionit të vendit dhe Kuvendit.
“Shpreha kënaqësinë për rezultatet e arritura dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të ESHR-së dhe Kuvendit. Gjithashtu, theksova se takimi i sotëm me Institucionin e Lartë të Revizionit të Republikës Çeke është në drejtim të gjetjes së mënyrave dhe sferave të reja për zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy Enteve dhe Kuvendit”, shkruan Gashi.