Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi takohet me eurodeputetët dhe anëtarët e Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-RMV

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka takuar eurodeputetët dhe anëtarët e Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-RMV.
“Gjatë takimit, konfirmuam progresin e arritur në reformat dhe harmonizimin e legjislacionit, duke theksuar se rekomandimet e këtij Komiteti kanë qenë udhërrëfyes i rëndësishëm në këtë proces.
Diskutuam mbi sfidat dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për të përmbushur kriteret që BE ka përcaktuar për Maqedoninë e Veriut. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në përmbushje të aspiratave tona për integrim, dhe theksova se do të vazhdojmë të llogarisim në përkrahjen e tyre për hapat e ardhshëm”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *