Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi takim me euroambasadorin e ri Rokas, mbështetje për antarësim në BE

Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi ka takuar euroambasadorin e ri Michaelis Rokas, i cili ka nisur detyrën në Maqedoninë e Veriut. Euroambasadori i ka thënë Gashit që do ta mbështesë RMV-në në rrugën drejt BE-së.
“Sot i urova mirëseardhje në vendin tonë ambasadorit të sapoemëruar evropian, Michaelis Rokas, duke shprehur besimin në kontributin e përbashkët në procesin e mëtutjeshëm për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Diskutuam nevojën për zgjerimin e reformave dhe përmbushjen e detyrave të shtëpisë për të përmbushur kriteret për anëtarësim në fushat kyçe të shoqërisë.
Shpreha gatishmërinë për të forcuar dhe futur një dinamikë të re në bashkëpunimin dhe komunikimin e Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, si dhe nevojën e forcimit të dialogut politik”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.
   

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *