Lajme Maqedoni e Veriut Top

Gashi: Sipas ligjit dhe rregullores së qeverisë, unë jam i obliguar si kryetar i Kuvendit që gjithkund të lëvizi me veturë zyrtare

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi është deklaruar për herët ë parë në lidhje me akuzat për udhëtimin e tij me veturë zyrtare drejt një dasme në Kosovë, përcjell TV21. Gashi thotë se fatkeqësisht, protokolli nuk ia mundëson që të ketë udhëtime me veturë private.

“Sipas ligjit dhe rregullores së qeverisë, unë jam i obliguar si kryetar i Kuvendit që gjithkund të lëvizi me veturë zyrtare. Unë nuk dua që kjo të jetë kështu. Të gjithë duam që të kemi, pak, pak privatësi, unë aspak nuk e kam dhe për fat të keq në këtë rast e kisha patjetër në ngjarje private të udhëtojë me veturë zyrtare”, deklaroi Gashi./tv21.tv

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *