Gashi: Shumica mbetet e qëndrueshme, do të punojmë me kapacitet të plotë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot theksoi se shumica mbetet e qëndrueshme dhe se Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me kapacitet të plotë. Lidhur me atë se kur do të zgjidhet Ministri i ri i Shëndetësisë, Gashi vuri në dukje se Kryeministri është ai që duhet ta propozojë atë, ai propozim duhet të vendoset në rend të ditës dhe më pas do t’u paraqitet të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
“Shumica është e qëndrueshme. Nuk ka dilemë nëse kemi shumicë, bëhet fjalë për njërën nga partitë politike që kalon në opozitë, por shihni që disa deputetë mbeten pjesë e “Vlenit”. Mendoj se Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me kapacitet të plotë”, tha Gashi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, para fillimit të Samitit ballkanik i Alumni “Securing Regional Prosperity through NextGen Leadership”.