Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi shuan spekulimet: Jam aty ku më ka mandatuar votuesi

Pas zhvillimeve të fundit në VLEN, vëmendja publike është përqendruar te figura e Afrim Gashit, Kryetarit të Kuvendit, në kontekstin e disa spekulimeve për një largim të mundshëm.
Pavarësisht interpretimeve të bëra nga disa media, deri më tani nuk ka veprime që konfirmojë këto pretendime. Përkundrazi, vetë Gashi në profilin e tij privat ka shkruar se mbetet deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN dhe se angazhimi i tij publik udhëhiqet nga konsistenca politike dhe morali politik. Ai nënvizoi gjithashtu se, në rolin e Kryetarit të Kuvendit, përpiqet të jetë i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, siç e përcakton funksioni kushtetues që mban.
Ky është postimi I plotë:
“Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.
Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse kështu më ngarkon përgjegjësia kushtetuese dhe funksioni që e ushtroj.
Me këtë rast më duhet të sqaroj se, përkundër synimit për senzacion nga media të caktuara, konsistenca politike dhe morali politik vazhdojnë të jetë udhërrëfyes të angazhimit tim publik.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!”, ka shkruar në rrjetet sociale.
Pas kësaj situate si duket del në pah një realitet i hidhur i skenës politike – fakti se sa dëshpëruese janë tentativat e partisë opozitare e cila në mungesë të vizionit dhe ideve, përdor shpifjet dhe përpjekjet për përçarje të të tjerëve, si armë të vetme për politikëbërje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *