Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi për 23 vjetorin e rënies së familjes Zymberi: Na kujton se cili është çmimi i lirisë, të mos përsëritet asnjëherë!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka rikujtuar 23 vjetorin e rënies së familjes Zymberi.
Gashi shkruan se vrasja e 10 anëtarëve të kësaj familje na flet për rëndësinë që ka jeta, paqja dhe kohezioni ndërmjet njerëzve, por edhe atë se cili është çmimi i lirisë.
“24 maji për Sllupçanin dhe për të gjithë shqiptarët për të 23-tën herë me radhë na e kujton vrasjen e 10 anëtarëve të familjes Zimberi gjatë konfliktit të vitit 2001.
Shuarja e jetës së kësaj familjeje, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dy vjeç, na flet për rëndësinë që ka jeta, paqja dhe kohezioni ndërmjet njerëzve, por edhe se cili është çmimi i lirisë.
Duke i kujtuar me nderim të lartë pjesëtarët e kësaj familjeje, lutemi për shpirtin e tyre dhe urojmë që ngjarjet e tilla kurrë më të mos përsëriten në mjedisin tonë”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *