Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: Në fillim kam kërkuar të mos kam asnjë sigurim

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka komentuar “burgosjen” njëzet e katër orëshe nën sytë e sigurimit.
Gashi ka theksuar se në fillim ka kërkuar që të mos ketë asnjë sigurim prapa vetes. Por, për shkak të rregullave të lojës që duhet respektuar edhe është bërë kjo lloj sakrifice.
“ Po, po flasim në thonjëza natyrisht. Të qenit i lirë nuk ka asnjë çmim. Kjo çështja e sigurimit vërtetë ndoshta ndonjëherë ju duket qytetarëve si diçka që ndoshta është e rëndësishme, por besoni që është shumë e rëndë. Nuk është lehtë të jesh nën vëzhgim vazhdimisht të njerëzve, të sigurimit, e kështu me radhë. Nuk është e lehtë. Besoni që nuk është e lehtë. As nuk e kam kënaqësi e as që e kam kërkuar. Bile në fillim të mandatit pata kërkuar shefit të kabinetit që të kërkojmë zyrtarisht të mos kam asnjë lloj sigurimi. Por, natyrisht do të dilnim jo serioz se nuk i dinim ligjet, prandaj rregullat e lojës po i respektoj.”, deklaroi Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *