Gashi: Janë vendosur shtylla të mira drejtë shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka komentuar shkrirjen e Koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik.
Midis tjerash ai ka theksuar se janë vendosur shtylla të mira drejtë shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik.
“ Mendoj se është ecë mjaftueshëm. Kemi një kryesi të përbashkët. Që është arritje shumë e madhe. Kemi shtab të përbashkët me një shef shtabi. Që realisht ai është udhëheqësi i partisë në moment të zgjedhjeve. Kemi një Komision kadrovik që besoni është pjesa më e rëndësishme gjatë ushtrimit të pushtetit kur organizohemi dhe një njeri ju përfaqëson para palës maqedonase, kjo është një arritje shumë e mirë. Edhe unë mendoj se janë vendos shtylla të mira të cilat po e çojnë VLEN-in kah një subjekt“deklaroi Gashi.