Gashi: Do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit
Kryetari i partisë Alternativa dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e polisave për sigurimin e automjeteve për 15%.
Ai zotohet se në qeverinë e ardhshme jo vetëm që do të ulin çmimet për polisat e sigurimeve por edhe të kartonit të gjelbërt, dokument i domosdoshëm për udhëtime ndërkombëtare me veturë.
“Do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve dhe kartonit të gjelbër. Kartoni i gjelbër nuk do të kushtojë më shumë se 30 euro për një vit!”, shkruan Gashi.