Gashi: Albini ka qenë frymëzim për shumë politikanë edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni

Përkrahja që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dhënë opozitës së bashkuar shqiptare në Maqedoni, vlerësohet lartë nga kreu i partisë politike Alternativa, Afrim Gashi.
“Ai (Albin Kurti) në Maqedoni gëzon një një simpati të veçantë dhe një simbolikë për ndryshim të establishmentit të vjetër, njëzet vjeçar”, thotë Gashi.
Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e duan të njëjtin ndryshim politik sic ka ndodur në Kosovë.
“Qe njëzet e dy vite, madje në Kosovë ka pasur ndryshime LDK, PDK qeveri të ndryshme, kryeministra të ndryshëm, tek ne BDI njëzet e dy vjet pa ndërprerje dhe kjo ka shkaktu një lodhje të madhe të qytetarëve, të shqiptarëve në përgjithësi. Prandaj domethënë kjo është simbolika se pse e duan Albinin dhe këtë mbështetje e kanë kërkuar realisht përkrahësit e Vetëvendosjes në Maqedoni që janë jo pak në numër”, thotë Gashi.