Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: 28 Nëntori simbol i unitetit dhe forcë e identitetit kombëtar

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
“Urime festa e 28 Nëntorit, Dita e Flamurit!
Kjo datë përçon tek çdo shqiptar krenari dhe respekt për historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kjo datë është simbol i unitetit dhe forcë e identitetit kombëtar. Prandaj, si kryetar i Kuvendit, jam i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si popull shtetformues, ndërsa angazhohem për forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e lidhjeve me të gjithë popujt e tjerë.
Sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë mbi përpjekjet e paraardhësve dhe të bashkohemi mbi vlerat që na karakterizojnë si komb.
Gëzuar 28 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *