Frontit Europian i bashkohet edhe partia serbe SNS e Dragisha Miletiç

Nga burime jozyrtare, mësohet se pas bashkangjitjes së partisë rome me Frontin Europian ku bën pjesë edhe BDI e Ali Ahmetit, këtij fronti po i bashkangjitet edhe SNS Maqedoni e udhëhequr nga serbi Dragisha Miletiç, shpesh me qëndrime radikale anti-shqiptare, parti simotër e SNS Serbi, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq.
Jooficialisht mësohet se ndërmjetës për këtë bashkëpunim ishte pikërisht presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi edhe publikisht doli në mbrojtje të Ali Ahmetit.
Burimet tona thonë se partia serbe SNS më së shumti vota ka në zonën 2, ku BDI tenton që ta neutralizojë rezultatin zgjedhor.