Fronti… po i humbë 4 deputetë
VMRO-DPMNE dhe VLEN janë duke negociuar me katër deputetë të koalicionit të BDI-së, për të kaluar në anën e tyre, ka zbuluar për Alfa kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Transferimi duhet të bëhet edhe para formimit të Qeverisë së re dhe më pas, sipas tij, ka mundësi që në qeverinë e re t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë nga Fronti Evropian.
– Ka informacione se katër të tjerë nga Fronti Evropian tashmë janë duke negociuar, disa me ne, disa me koalicionin tjetër, që të bien në 13, para formimit të Qeverisë. Pas formimit të Qeverisë, numri në Frontin Evropian mund të përgjysmohet sërish, sepse nuk janë të lidhur ideologjikisht, nuk kanë asgjë të përbashkët, tha Mexhiti.
Mundësia e kalimit të deputetëve nga Fronti Evropian në anën tjetër është më se e logjikshme, për shkak se nga 19 deputetë që aktualisht janë në koalicionin e BDI-së, madje nëntë janë nga partitë e tjera.