Fadil Asani, drejtori i ri në Agjencionin për Ushqim dhe Veterinari
Fadil Asani, kuadër i Alternativës është emrëruar në postin e drejtorit në Agjencionin për Ushqim dhe Veterinari.
“Të dashur miq dhe kolegë!
Kam nderin të pranoj detyren si zv.Drejtor në Agjencionin për Ushqim dhe Veterinari
të Maqedonisë së Veriut.
Do të jem në shërbimin tuaj për të ofruar shërbime sa më cilësore, efikase dhe profesionale.
Falemenderoj Kryetarin e Alternatives, z.Zeqirija Ibrahimi, sekretarin organizativ Bashkim Murtezi dhe deputeten e nderuar znj.Imerlije Saliu per mbështetjen dhe besimin e dhënë për udhëheqjen e këtij institucioni”, ka shkruar Asani në Facebook.