Është liruar nga paraburgimi Blerim Ramadani, ish-ushtari i UÇK-së
Sot është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut.
Sipas vendimit të lëshuar, Ramadani është liruar me kusht.
Sipas dokumentit Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16..08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.
Blerim Ramadani ishte ndaluar me kërkesë të Interpolit të Serbisë.
Kujtojmë se ditë më parë për arrestimin e tij reaguan dhe Organizata e Veteranëve të Luftës.