Është gjetur një alpiniste pa shenja jete në Malin Sharr
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), njësia rajonale e Tetovës njoftoi se është gjetur alpinistja pa shenja jete, e cila kërkohej nga dje.
“Dje në numrin e emergjencës 112 në ora 11:57 është bërë një telefonatë për një alpiniste të moshuar (72 vjeç) të zhdukur në Malin Sharr në zonën e Lubotenit, pas së cilës është organizuar kërkimi që ka vazhduar edhe sot deri në mëngjes. Në kërkim u përfshinë edhe rojet e PK “Mali Sharr” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë të MPB-së, 5 policë nga Stacioni policor në Tearcë. PK “Mali Sharr” raportoi se sot në orën 07:30 gruaja është gjetur në zonën e “Ruzhen Kamen”, por pa shenja jete. Për ta nxjerrë viktimën nga terreni i vështirë dhe i paarritshëm ka ndërhyrë edhe alpinisti Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste të tilla në Malin Sharr. Ekipi i prokurorisë dhe policisë do të bëjë ekspertizën”, njoftoi QMK.