Lajme Maqedoni e Veriut

Elmi Azirit nuk i besohet se do ketë qeveri VMRO-VLEN

Para fillimit të seancës konstitutive, deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, tha se ata nuk kanë marrë vendim nëse do ta votojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvedit.
“Besoj se ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës, nëse ndodh ajo që përflitet në opinion se do të ketë koalicion mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, besojë se do të na shfaqet problem i krizës së thellë të legjitimitetit, dhe pastaj shtrohet pyetja se çfarë t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve”, tha Aziri.
Ai tha se të gjithë deputetët e Frontit Evropian do të takohen sot dhe do t’i diskutojnë momentet e reja në skenën politike.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *