Lajme Maqedoni e Veriut

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Samir Iseni viziton Poliklinikën Bukuresht

Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Samir Iseni ka vizituar Poliklinikën Bukuresht e cila është njëra nga qendrat më të rëndësishme shëndetësore në Shkup.

Njoftimi i Isenit:

Si drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, vizitova Poliklinikën Bukuresht, një nga qendrat më të rëndësishme shëndetësore në qytetin tonë. Kjo poliklinikë ofron një gamë të gjerë shërbimesh specialistike dhe është gjithashtu vendi ku funksionojnë komisionet për pushime mjekësore.

Gjatë vizitës, pata mundësinë të shoh nga afër punën e palodhur të stafit mjekësor dhe përkushtimin e tyre ndaj pacientëve. Jemi të përkushtuar të sigurojmë kushte sa më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët.

Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *