Drejtori i Librave Amë Fazliu regjistron edhe 80 persona pa dokumente
“Që kur kam marrë përgjegjësinë e Drejtorisë së Librave Amë, kam dhënë gjithçka nga vetja për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Sot, së bashku me z. Gabriel Gualano de Godoy përfaqësues i UNHCR-së dhe ministrin pa resor, z. Shaban Saliu, kemi nisur procesin e regjistrimit të 80 personave në regjistrin e rregullt të të lindurve.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, duke u dhënë atyre mundësinë për një jetë me dinjitet dhe për qasje në të drejtat e tyre.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të hequr çdo pengesë, sepse ata që dikur ishin “fantomë”, tani janë qytetarë me të drejta të plota!”, ka shkruar Fazliu në Fejsbuk.