Dhjetëra nxënës në Aerodrom mund të jenë helmuar në shkollë
Nxënësit e shkollës fillore “Gjorgija Pulevski” në komunën Aerodrom të Shkupit janë ankuar për dhimbje stomaku, diarre dhe të vjella gjë që ka çuar në mbylljen e përkohshme të kuzhinës së shkollës për shkak të dyshimeve për helmim.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar është informuar nga Qendra për shëndet publik Shkup se kanë informacion për paraqitjen e dhimbjeve të stomakut te disa nxënës nga Shkolla Fillore “Gjorgji Pulevski” – Shkup. Departamenti i epidemiologjisë është njoftuar nga mjeku i familjes se tre fëmijë – nxënës në atë shkollë që tashmë kanë ardhur për ekzaminim, dhe do të dorëzohen raporte për sëmundje infektive, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shëndetit Publik, përcjellë Alfax.
Në një prononcim për TV Telma, drejtori i shkollës, Aleksandar Filipçev, thotë se në interes të mbrojtjes së fëmijëve sot në kuzhinë nuk ofrohen ushqime të ngrohta.
Nuk ka më shumë detaje lidhur me numrin e nxënësve që kanë paraqitur simptoma helmimi.Alfax