Demant skandaloz i Myftinisë së Velesit, pranon se hoxha është arrestuar me armë dhe se ka patur para
Myftinia e Velesit ka lëshuar nj reagim skandaloz në tentim për të mbrojtur imamin e Komunës së Çashkës Adem Choreskin, i cili sipas MPB-së është arrestuar në tentim për blerje të votive si dhe për armëmbajtje pa leje.
Nga myftinia e Velesit, kanë tentuar që të mbrojnë imamin, duke thënë se ai është arrestuar vetëm për armë mbajtje pa leje, ndërsa parat që janë gjetur, janë të myftinisë, e të cilat, çuditërisht ai i ka mbajtur në shtëpi dhe jo në myftini.
Kujtojmë se ky lajm i publikuar ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak se me këtë veprim është njollosur shenjtëria e institucionit prijës fetar.
Përpos imamit, është arrestuar edhe këshilltari i BDI-së në komunë e Çashkës, Ibrahim Ismailovski.