Burgu i Strumicës si hotel, ish drejtori lëshon të burgosur nga një muaj jashtë shtetit
SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike – Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër B.C. I pandehuri, në cilësinë e ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Burgut të Strumicës, gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023 ka urdhëruar dhe kërcënuar zyrtarët e policisë së burgjeve që jashtë rregullave ligjore t’i lirojnë personat e dënuar L.K., G.V. dhe G.T. Gjegjësisht, tre të dënuarit kanë shfrytëzuar benefite që nuk u takojnë dhe nuk kanë qenë të pranishëm në burgun e Strumicës edhe nga një muaj, ndërsa në librin e të dhënave, me urdhër të të akuzuarit, thuhej se të dënuarit ndodheshin në burgun e Strumicës, përcjellë Alfax.
“Në librin e hyrjes dhe daljes nga burgu personat e dënuar jo gjithmonë janë evidentuar dhe me urdhër të të pandehurit janë bërë fshirje me korrektor në librin e të dënuarve të tjerë dhe në vend të tyre është shkruar LK. Gjithashtu, LK. figuronte se po mbahej në burg edhe pse ndodhej jashtë shtetit”, shpjegon policia.Alfax