Verifikohet mandati i Imërlie Saliu-Fetait – deputetes së parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut – dhe i Adnan Azizit
Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut. […]














