Bekim Sali: Kanioni i Matkës tashmë monument natyror
Kuvendi miratoi dje propozim ligjin për shpalljen të Kanionit të Matkës monument natyror.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe ruajtjes së rajonit të Matkës dhe Sarajit – diçka për të cilën kam mbrojtur me pasion gjatë fushatës”, ka shkruar deputeti Bekim Sali në Facebook.
Ai është shprehur i lumtur që ky premtim është realizuar.
“Jam veçanërisht krenar që kjo arritje ka ardhur nën qeverisjen tonë, duke përmbushur një nga premtimet tona kryesore. Si dikush me rrënjë nga Matka, jam i nderuar të shoh këtë vizion të bëhet realitet”, ka shkruar Sali.