Lajme Maqedoni e Veriut Top

“BDI nuk ka ofertë kadrovike, me Bexhetin, Thaçin dhe Selën tregon se ka hequr dorë nga Çairi, Tetova dhe Struga”

Udhëheqësia aktuale e BDI-së është sinonim i krimit dhe korrupsionit për vite me radhë dhe ata nuk do të duhet të kenë asnjë pozitë në qeverinë që do të formohen. Kështu ka deklaruar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, duke shtuar se është koha që BDI të shkojë në opozitë.
Mucunski u shpreh i i bindur se ata nuk do të koalicionojnë me BDI-në pas zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se është i bindur se VMRO së bashku me subjektet opozitare, siç edhe e tregojnë anketat, do të formojnë qeverinë e ardhshme dhe se do të kenë së bashku mbi 61 deputetë.
Mucunski shtoi se BDI nuk ka potencial kadrovik dhe kjo shihet në bazë të listave për deputetë.
“Në njësinë zgjedhore një, bartës i BDI-së është një person i cili nuk është nga komuna më e madhe nga ku pritet të nxjerrën vota, që do të thotë se BDI ka hequr dorë nga Çairi, në njësinë zgjedhore gjashtë, frontmeni është Menduh Thaçi, një njeri që nuk ka të përbashkët asgjë me BDI-në. Në njësinë pesë, frontmen i koalicionit është Zijadin Sela. Pra, BDI për momentin nuk ka një ofertë për të tërhequr vota as në Tetovë, as në Çair e as në Strugë”, ka deklaruar Mucunski për Alsat.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *