Lajme Maqedoni e Veriut

Bastiset shtëpia e Ixhet Memetit, dyshohet për marrje të ryshfetit

Gjatë mbrëmjes së djeshme, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake në Tetovë, është bastisur edhe shtëpia e Ixhet Memetit, i cili është anëtar i Këshillit të prokurorëve. Po ashtu është kontrolluar në objektet zyrtare të Këshillit të Prokurorëve Publik.
Sipas dyshimit, Mehmeti së bashku me gjyqtarin e dyshuar Nake Gorgiev kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili ndodhet në paraburgim.
Ixhet Memeti konsiderohet i afërt me BDI-në dhe ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Ai ka qenë gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Gjatë ditës pritet se çfarë masash do të përcaktohen ndaj Memetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *