ASH e Taravarit me padi kundër antishqiptarit Bogoјeski
Avokati i Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit nesër do të ngrejë padi penale kundër Petar Bogoјeskit, kryetar i partisë Makedonski Koncept. Padia do të bëhet për veprën penale “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”.
Padia do te dorëzohet në prokurorinë publike në Shkup.
Bogojeski njihet për gjuhën e tij urrejtëse ndaj shqiptarëve në publikimet e tij në rrjetet sociale. Së fundmi, ka shkruar në mënyrë pejorative për shqiptarët duke i quajtur “shiptari” ndërsa kjo ka shkaktuar një valë reagimesh në komente të qytetarëve të ndryshëm.