Lajme Maqedoni e Veriut

Arrestohen dy djemtë e Garip Kabës, pasi kërcënuan ish-deputetin Salim Sulejmani

Dje janë arrestuar dy djemtë e zv.drejtorit të doganës Garip Kaba. Arrestimi ka ardhur pasi ata kanë kërcënuar ish-deputetin Salim Sulejmani pas ai dje dha dorëheqje.
Njoftimin e arrestimin e ka dhënë Garib Kaba:

Regjimi hibrid i(Svlenit) filloi me përndjekje sepse jetojnë me halucinacione !
Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit.
Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla.
Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.
Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë.
Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!
Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij por jo me keto lojra të pista.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *