Arben Taravari, pasi u vetëpërjashtua nga VLEN dhe iu afrua BDI-së, dorëzohet: “Shkojmë në opozitë me BDI-në”

Në javët e fundit, skena politike në Maqedoninë e Veriut ka qenë tejet dinamike. Një nga lëvizjet më befasuese për opinionin ishte zgjedhja e Arben Taravarit për t’iu afruar Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë që deri dje e kritikonte ashpër për korrupsion, vrasje politike dhe procese të montuara gjyqësore.
Por kjo kthesë e papritur ndodhi në një moment kur Taravari dhe partia e tij, Aleanca për Shqiptarët, po përballen me disa skandale serioze: nga skandali me parkingun në Qendrën Klinike, tek lejet për fabrikën e kanabisit në Gostivar, e deri te arrestimi për korrupsion i drejtorit të Geriatrisë – të gjithë të lidhur me njerëz të afërt të Taravarit.
Pas këtyre zhvillimeve dhe izolimit nga koalicioni VLEN, Taravari duket se ka vendosur të tërhiqet dhe të shkojë në opozitë – bashkë me BDI-në, dikur kundërshtarin e tij kryesor.