Amir Elezi: Sonte pritet që Taravari dhe ASH të deklarohen a ia kanë mbyll derën BDI-së

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur për ngjarjet aktuale politike, në mesin e të cilave edhe për atë që pritet të deklarohet Arben Taravari.
“ Meqë zoti Taravari ishte më aktiv nëpër televizione publike me deklarata më duhet të themi që sonte pritet që ai të deklarohet dhe ASH-ja nëse ia kanë mbyllur derën BDI-së. Sepse nuk mundet që të jesh edhe me VLEN-in edhe në të njëjtën kohë të komunikosh me BDI-në. E dimë që ka paralajmëruar se ka pasur një bisedë telefonike me Ali Ahmetin, nuk di, nuk jam i sigurt nëse janë takuar apo jo. Nuk mund që të quhej takim ajo që kishin me presidentin Begaj. Sidomos ideja dhe konfirmimi që duhet të vije sonte është a vazhdojnë të janë pjesë e Koalicionit VLEN dhe a e kanë ndarë mendjen që ia kanë mbyllur derën BDI-së?! “, deklaroi Elezi.