Ambasadorja gjermane: Nuk ka veto për RMV-në por duhet të ketë kompromis
Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale të qasjes në procesin e anëtarësimit, nuk ka veto për vendin tuaj, tha dje ambasadorja gjermane Petra Drexler në manifestimin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.
Sipas saj, baza për anëtarësim në BE është në procesin e reformave.
“Vendet anëtare pajtohen se duhet të jetë e mundur fillimi i negociatave, ndërsa perspektiva gjermane është të forcohet Evropa si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, ndërsa ne duhet të gjejmë një mënyrë për të arritur një zgjidhje në Evropë. Shumica e vendimeve në BE merren me shumicë të cilësuar”, tha Drexler.
“Megjithatë, thelbi i forcës sonë është të përpiqemi për të arritur kompromise. Nuk duhet të heqim dorë nga kompromise. Dhe fillimi dhe fundi i negociatave janë vendime që merren unanimisht. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë sferë”, përfundoi ambasadorja gjermane.