Lajme Maqedoni e Veriut

Ambasadorja amerikane: Nuk ekziston ndonjë obligim ligjor që BDI të jetë pjesë e Qeverisë

Ambasadorja amerikane Anglea Ageler në një intervistë për 360 tha se nuk ekziston asnjë obligim ligjor që BDI-ja të jet pjesë e Qeverisë.

“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – VLEN-in, i cili gjithashtu është koalicion, ashtu si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe të tjerë dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor se me kë hyni në koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse ajo që i bën të dyja vendet tona kaq të pasura është diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe ajo që ato sjellin në demokracitë tona. Prandaj, jam i kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë. E di që ka çështje ligjore kundrejt legjitimitetit, por fakti është se VMRO-DPMNE zgjodhi partnerë nga komunitete të ndryshme në vend dhe kjo është e drejtë e tyre. Ata zgjodhën ta bëjnë këtë dhe ne do të shohim se si do të funksionojë ky partneritet”, tha Ageler.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *