“Ahmeti po qanë sikurse fëmija kur ia marrin lodrën”
Nuk ka as majorizim, as shovinizëm, as nuk ka rëndësi që Ahmeti është ndjerë i ofenduar, e rëndësishme është që vullneti i shumicës është që BDI të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi, thotë VMRO DPMNE-ja.
“Ahmeti duhet të mos sillet si një fëmijë i prapë që qan për një lodër që nuk është e tij, sepse VMRO-DPMNE nuk është LSDM dhe as shkuarja e BDI-së nuk ka lidhje me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve. Sepse BDI nuk janë vetëm shqiptarët në Maqedoni, BDI është segmenti që ka vjedhur si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit”, thotë VMRO DPMNE.
Ata thonë se e kanë realizuar premtimin e tyre të parë, që BDI-ja do të shkojë në opozitë.