Afrim Gashi tregon se cila është sfida e një politikani shqiptar në ditën e sotme
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi është mysafir në DailyClick në TV21.
Intervista e parë si kryeparlamentar i vendit, ku sigurisht ka shumë tema për të folur.
Nisi nga ajo – se a është bërë tashmë traditë që kryeparlamentari t’u takojë shqiptarëve?
Thotë se roli i një politikani shqiptar në ditën e sotme është që të ndryshojë jetën e qytetarëve për të mirë, pavarësisht komunitetit që i takon.
“Kur ne të kemi ndryshuar për të mirë jetën e qytetarëve, atëherë unë si politikan them se ia kam arritur qëllimit si kryetar Kuvendi, si Qeveri”, tha Gashi.