Afrim Gashi: I bindur se Taravari me mbi 120 mijë vota do të del në raundin e dytë

Si asnjëherë më parë gjasat janë shumë të mëdha që një shqiptar të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Këtë e deklaroi, Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, për “Euronews Albania”.
AI tha se këtë e bazon në faktin se ka shumë kandidat, por edhe që LSDM në këto zgjedhje ka dy kandidat për president, dhe votat e tyre do të jenë nën 200 mijë.
“Vota shqiptare janë 250 mijë. Dhe, mendoj që zotri Taravari edhe pse ndahet vota, edhe po të merr BDI 50/60 mijë vota, gjasat janë shumë reale që zotri Taravari të kalojë në raundin e dytë”, deklaroi Gashi, duke shtuar se beson se nëse Taravari do të ketë mbi 120 mijë vota, ai do të kalojë në raundin e dytë.